Dëmet nga Tërmeti/ Pallati i dekadës së fundit pëson shkatërrime fatale , evakuohen banorët

Aktualitet Kronikë Kryesore Sociale

Këto janë pamjet që ka lënë pas tërmeti i fortë i së shtunës, me një magnitudë prej 5.8 ballësh.

Ky pallat shumëkatësh në sektorin ”Iliria” të plazhit të Durrësit është vlerësuar si i pabanueshëm për shkak të dëmeve të pësuara nga tërmeti.

Pallati është ndërtim i dekadës së fundit dhe është rrethuar me shirita bllokues për të shmangur hyrjen në të.

E gjithë godina ka pësuar dëme të konsiderueshme strukturore brenda dhe jashtë, ndërsa banorët janë strehuar te të afërm dhe në shtëpitë e pushimit të ministrive që ndodhen në Plepa.

Fotot, nga Top Channel.

WhatsApp-Image-2019-09-25-at-13.19.54 - CopyWhatsApp-Image-2019-09-25-at-13.19.54WhatsApp-Image-2019-09-25-at-13.19.53WhatsApp-Image-2019-09-25-at-13.19.531WhatsApp-Image-2019-09-25-at-13.19.532-1

Share: