Kryedemokrati Lulzim Basha rendit premtimet e pambajtura të qeverisë: Zhyti vendin në varfëri, çmimi i energjisë nuk u ul

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i PD-së, Luzlim Basha, ka vijuar me akuzat kundër kryeministrit Rama, ku tha se ai gënjeu shqiptarët për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Në facebook, ndërsa ka publikuar edhe një video-mesazh”, Basha shkruan se Rama i zhyti shqiptarët në varfëri dhe i çoi ata drejtë vetëvrasjes, pasi nuk paguanin dot faturat e energjisë.

 

“Premtoi uljen e çmimit të energjisë por e rriti për familjarët dhe biznesin. Dhjetëra kryefamiljarë u shtynë drejt vetvrasjes, qindra familje mbetën pa drita, mijëra vende pune u shkatërruan sepse bizneset falimentuan në masë. Vjedhja dhe mashtrimi janë politika e vetme e Hajdutit dhe bandës së tij. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha.

Share: