Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar kartëmonedhat e reja që do të qarkullojnë në vendin tonë.
“Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar. Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e kartëmonedhave të qarkullimit vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin e Bankës.
Sejko tha gjatë ceremonisë se prezantimi i këtyre kartëmonedhave vjen pas një pune 4 vjeçare, duke shtuar se kartëmonedhat do të dalin në qarkullim në mënyrë graduale.