Rodolfo Llinas është një neuroshkencëtar kolumbian që ia ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës studimeve të trurit.
Ka drejtuar programin Neurolab të Nasës dhe akutalisht është drejtor në departamentin e psikologjisë dhe neuroshkencës së universitetit në Nju Jork.
Para do kohësh ka dhënë një intervistë që ka befasuar shumë për koncepte të tilla si besnikëria, dashuria dhe lumturia.
Studiuesi pohon se truri është një system i mbyllur, i “shpuar” vetëm nga ndjenjat.
Thuhet se funksioni i tij përfaqëson një analogji me atë të një kompjuteri me ndryshim se truri ka plasticitet dhe kreativitet, modifikohet, ushqehet dhe ndryshon.
Sipas studimeve të tij mbi trurin, struktura intelektuale bazohet tek Emocionet.
Në fillim emocioni, pastaj arsyeja. Domethënë ne i formojmë idetë e botës jo nga arsyeja, por nga ajo që provojmë.
Rodolfo thotë se zona emocionale e trurit është nga më të vjetrat. Dashuria e ka origjinën në të njëjtën zonë.
Dashuria thotë ai është si një karamele; kush është i dashuruar bëhet llupës. Kërkon të ketë më shumë dashuri nga personi që dashuron.
Ai shton se askush nuk vdes nga tepria e dashurisë.
Dashuria sipas tij nuk është si të bësh gjimnastikë, por si të kërcesh nga pikëpamja fiziologjike.
Përsa i përket të ashtuquajturës dashuri e përjetshme, shprehet se është tipike e inteligjentëve, sepse këta strukturojnë dhe modelojnë skema veprimesh fikse.
“Kjo lloj dashurie është një kërcim i pafundmë mes neuroneve mes dy personave inteligjentë” – thotë ai dhe shton: “Qenia njerëzore sa më inteligjente të jetë aq më shumë heq mënjanë situatat që destabilizojnë jetën e tij dhe nuk investon energji për veprime të ndërlikuara”.
Vetëdija se nuk pret ndonjë thikë pas shpine është normë.
Rodolfo nuk është i vetmi që flet për lidhjen mes inteligjencës dhe besnikërisë. Një studim të ngjashëm ka kryer edhe Satoshi Kanazawa, specialist në psikologjinë evolutive.
Njerëzit thotë ai me koefiçent intelektual më të lartë i japin një vlerë më të madhe besnikërisë në çift.
Studimi tregon se monogamia është një fazë superiore mbi evoluimin e njeriut. Një fillim qenia njerëzore ishte e lidhur me sjelljen instiktive të gjitarëve, kjo e çonte në poligami.
Në të vërtetë tradhtia ka si kusht kohën e lirë në dispozicion dhe një predispozitë emocionale në konflikt. Nëse jeta individuale fokusohet në objektiva të mëdha, me siguri një shok jete është një thesar, por kjo nuk ndodh nëse jeta e përditshme fokusohet në banalitete.