Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR është një pasaportë për kancelaritë ndërkombëtare për opozitën, duke theksuar se me këtë raport, PD dhe aleatët e saj duhet të bindin faktorin politik në Perëndim.
Aty ka tre momente që nuk ka lidhje me opozitë dhe pozitë. Aty theksohet që anëtarët e Kolegjit ishin nën presionin e vettingut. Pra thuhet hapur. kemi një raport ndërkombëtar që vë pikë çuditëse dhe pikëpyetje për mënyrën se si po implementohet reforma në drejtësi. Ja ku kemi një influencë nga vettingu.
Ata thonë mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe mos votimi i dekretit të Presidentit në Fletoren Zyrtare. Derisa ato thonë se është e papranueshme data e dekretit të Presidentit. Vetëm me këto tre elementë, zgjedhjet kanë rënë.
Personalisht mendoj që raporti është pasaportë ndërkombëtare për kauzën e opozitës. Kjo duhet përdorur nga opozita në kancelaritë perëndimore që kauzat e ngritura u vërtetuan. Erdhëm sot me një certifikatë dinjitoze për vërtetësinë e kauzës. Faktori ndërkombëtar politikë duhet të japë kontributin e vet”, theksoi Duma.
E ftuar në “ABC News”, zonja Duma tha se protestat do të vazhdojnë. “Protestat do të vijojnë. Sakrificë e madhe është për qytetarët. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë kthim prapa për të provuar se nuk është zbehur aksioni opozitar. Kalendari do të mësohet në ditët në vijim. Protesta është vetëm bazamenti i kësaj strategjie. Protestat qytetare i kanë dhënë forca për të ndërmarrë vendime inekstreme”, u shpreh ajo.
“Një njeri që vjedh edhe veten në zgjedhje nuk ka kuptim ta konsiderojmë. Nuk jemi në situatë normale, absolutisht anormale. Shqipëria është në një situatë emegjente. Shqiptarët po ikin. Unë them që PD duhet të bindë shqiptarët se nuk është e keqja më e vogël se Edi Rama por shumë herë më e vogël“, shtoi Duma.