Panik në jug të vendit, tërmeti shkund Himarën

Aktualitet Kronikë Kryesore

Ndihen lëkundje tërmeti të forta në Jug të vendit. Sipas raportimeve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter me epiqendër 5 km larg Himarës. Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njofton se tërmeti është ndjerë në orën 19:47 minuta me orën lokale.

Termeti

Ndërsa sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës rihter dhe me thellësi 15 km. Nuk ka raportime për dëme në njerëz apo dëme materiale.

Termeti Igjeum
Share: