Pas publikimit të raportit të OSBE/ODHIR se në zgjedhjet e 30 qershorit pati ndikime partiake tek votuesit, vjen një qëndrim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Ky i fundit në një dalje publike para mediave nga selia e PD tha se raporti tregon se 30 qershori ishte procesi më problematik.
“Raporti i OSBE/ODIHR e ka rrëzuar farsën e 30 qershorit në çdo aspekt. Raporti tregon se 30 qershori ishte procesi më problematik dhe më i pandershëm i dy dekadave të fundit.
Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik, kemi një raport i cili nuk flet thjesht për parregullsi teknike, apo shkelje, por për krime të mirëfillta dhe veprime të qëllimshme antiligjore të të gjithë stukturës elektorale në vend, dhe për një shkatërrim të qëllimshëm të të drejtës së popullit për të zgjedhur.
Praktikisht ky është një dokument, i cili më shumë se raport zgjedhor ngjan me një raport për një ngjarje kriminale. Ky është raport që realisht përmban prova dhe fakte për të filluar hetime kriminale ndaj një sërë personash dhe institucionesh.”, tha Basha.