Steve Jobs është gjallë dhe ndodhet në Egjipt?

Shkencë & jetë

Themeluesi i Apple ndërroi jetë në vitin 2011, në moshën 56-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit.

 

E gjithë bota besonte këtë version deri para pak orësh. Një fotografi ka tronditur përdoruesit e rrjeteve sociale në mbarë botën.

Steve Jobs është gjallë. Këtë tregon fotografia e postuar së fundmi në rrjetin social Reddit. Në foton e postuar shihet një burrë me syze, me mjekër dhe flokë të thinjur, që qëndronte i menduar në një lokal në Egjipt.

Për shkak të ngjashmërisë së tij të madhe me Steve Jobs, fotoja bëri xhiron e botës dhe kaq mjafatoi që njerëzit të fillojnë me teoritë konspirative ai është ende gjallë.

Kjo nuk është hera e parë që një ngjashmëri, “ngjall” të vdekurit. Raste të publikimit të fotografive që u ngjanin personazheve të famshëm kanë qenë të shpeshta. Mund të përmendim këtu rastin e 2Pac, Michael Jackson, Jim Morrison apo Elvis Presley.

Share: