Humb jetën 3-vjeçari në plazhin e Durrësit, iu largua prindërve dhe u fut në det

Kronikë

Një femije 3 vjeç ka humbur jeten sot pasi eshte mbytur në plazhin e Durrësit.

 

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në plazh, pranë zonës së quajtur “Iliria”.

Burimet thane per Panorama se i mituri ka qenë në plazh së bashku me familjen, kur është futur për tu larë nje moment duke i shpëtuar vëmendjes së prindërve.

Këta të fundit kanë konstatuar mungesën e djalit dhe janë futur ne det për ti dhënë ndihmë. Pasi është derguar për në urgjencën e spitalit rajonal, fëmija ka ndërruar jetë.

Share: