Babai i 26-vjeçarit Indrit Çelaj, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital, ka folur pas vrasjes së të birit me plumb në kokë, ndërsa po punonte për kondicionimin e një vile.
Babi i tij, Baftjar Çela, shprehet se lajmin e kishte marrë nga mediat dhe se i biri nuk kishte pasur konflikte me njeri.
Djali im punonte me kondicionerë. Ka mbaruar shkollën për elektrik. Montonte kondicionerët. nuk ka patur asnjë konflikt. Ai ka qenë i shkolluar dhe i sjellshëm. Ai nuk dinte të ofendonte. Ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Kujt t’ja kërkoj djalin. Ku të kërkoj drejtësinë dhe çe dua kur djali më iku. Kishim bërë plan që në fillim të shtatorit do bënim bufenë e shtëpisë. Mezi i kam rritur. Kur vajta në spital e mbajta veten se sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të kisha bërë“, ka thënë ndër të tjera Baftjar Çelaj babai i Indritit.
Panorama