Erdogan anulon vizitën në Serbi, arsyet mbeten mister

Politikë Rajon/Botë

Vizita e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan e paralajmëruar për në Serbi me datë 29 gusht, është shtyrë.

Presidenti turk nuk do të vijë në Serbi gjatë gushtit dhe shtatorit deri në caktimin e një date tjetër, ka thënë ambasada turke në Beograd.

 

 

Në media u njoftua se gjatë vizitës së Erdoganit, pritej që presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kreu i shtetit turk të inuaguronin fillimin e punës për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë

Share: