Besimi është çelësi për çdo marrëdhënie. Në marrëdhëniet që kemi me familjen tonë, me miqtë tanë, bashkëpunëtorët tanë dhe marrëdhëniet tona romantike, besimi është më i rëndësishmi. Fitimi i besimit të dikujt mund të jetë i vështirë, edhe nëse priremi të jemi përgjithësisht njerëz të besueshëm.
Nga ana tjetër, ne të gjithë e dimë se sa e vështirë është të zgjerojmë besimin tonë tek njerëzit që nuk i njohim shumë mirë, si të njohurit, bashkëpunëtorët dhe madje edhe të huajt. Duke ndryshuar thjesht sjelljen tonë, ne mund të dëshmojmë pa fjalë, se sa të besueshëm jemi përbrenda.
Sjelljet që i bëjnë njerëzit të besojnë tek ju.
1. Shprehja e empatisë përmes apologjisë
Të kërkoni falje për gjërat që janë përtej kontrollit tuaj, si një ditë me shi ose një tren i mbushur me njerëz, mund të tregojë se e ndieni veten në situatën e dikujt tjetër, edhe nëse nuk jeni ju që shkaktoni problemin.
Këto quhen “apologji të tepërta”, që në thelb do të thotë “të panevojshme”, me një theks të shtuar tek “më shumë se sa duhet”. Nëse dikush është duke pasur një ditë të keqe, ose duke vuajtur një humbje, duke thënë, “Më vjen keq”, mund të shprehni shqetësimin dhe ndjeshmërinë, si dhe të shkaktoni rritjen e besimit të personit tjetër.
Një studim i bërë me një të huaj që kërkon të marrë hua telefonin celular të një personi tjetër, gjasat janë që i huaji të ketë më shumë sukses kur bën nga këto apologjitë e tepërta.
2. Pasqyrimi i gjuhës së trupit
Nëse e gjeni veten duke imituar gjuhën e trupit të një personi kur po bëni një bisedë, kjo është një shenjë e mirë që tashmë jeni në rrugën e duhur, për të fituar besimin e atij personi. Studimet tregojnë se pasqyrimi i gjuhës së trupit të një personi tjetër ndihmon në rritjen e ndjenjës së besimit të atij personi, edhe pse tjetri nuk është i vetëdijshëm se po imitohet.
Kjo është veçanërisht e mirë për bisedimet dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërpersonale. Megjithatë, sigurohuni që ta bëni këtë me lehtësi. Nëse kopjoni çdo lëvizje që bën tjetri, mund të duket pak e çuditshme! Thjesht lejoni që trupi juaj të ecë natyrshëm dhe sa shumë rritet besimi i personit tjetër.
3. Pranimi i një sikletosjeje të lehtë
Të qënit në gjendje të dilni nga sikleti me hijeshi, dhe të jeni në gjendje ta pranoni, është një tipar pranueshmërie kur doni të gjykoni nëse vlen të besohet tek një njeri.
Një studim tregonte një person që reagonte fillimisht me siklet e më pas me krenari ndaj një rezultati të një testi. Ata që e panë të reagonte pakëz me siklet, ose i turpëruar, patën më shumë besim.
Sikletosja thuhet se tregon që dikush është më i prirur të jetë i shoqërueshëm, gjë që pashmangshmërisht i bën të tjerët të duan të shoqërohen me personin. Të gjithë sikletosemi nga pak, dhe të mos kesh frikë ta shfaqësh i bën të tjerët të ndjekin udhëheqjen tënde, gjë që i bën më të relaksuar kur janë me ju.
4. Aromat mikpritëse
Ajo që ka aromë të mirë për disa, mund të ketë aromë neutrale për të tjerë. Megjithatë shkenca ka treguar se aroma që kemi mund të jetë një ndikim i madh mbi të tjerët kur vendosin të na besojnë ose jo.
Livando është një aromë që konsiderohet më mikpritëse sepse ka një efekt qetësues mbi njerëzit. Aromat e tjera, si mente, mund të jenë më stimuluese, duke i vendosur njerëzit në gjendje alarmi dhe jo relaksimi. Nëse doni të dukeni më të besueshëm, një shampo me aromë lavender mund t’ju ndihmojë.
5. Miq të përbashkët
Njerëzit janë më të prirur të besojnë ata që janë miq me miqt e tyre. Në një studim me mediat sociale, njerëzit ishin më të prirur për të pranuar kërkesat për miqësi nga ata që kishin miq të përbashkët me ta. Në fakt 80% e njerëzve pranuan një kërkesë për miqësi, nëse shihnin që kishin 11 ose më shumë miq të përbashkët. /Bota.al