Dikur ishin pa shtëpi, tani janë bërë të famshëm dhe super të pasur(foto)

Shkencë & jetë Sociale

Teksa shohim yjet e “Hollywood”-it që bëjnë festa marramendëse dhe blejnë gjëra super të shtrenjta dhe luksoze, na lind pyetja “gjithmonë kanë pasur kaq shumë pasuri?”.

 

 

Nuk e kanë pasur aspak të lehtë, para se të bëheshin të famshëm. Padyshim, shumë yje ishin të pasur para se të bëheshin të famshëm, por janë të shumë edhe ata që erdhën në famë nga një kënd krejtësisht tjetër, duke luftuar me varfërinë e thellë,  para se të pushtonin ekranin.

Tani, me vila të mëdha mund të jetë e vështirë për këta të famshëm të kujtojnë kohërat kur ata nuk kishin çati mbi kokën e tyre.

Shikoni këtë galeri për të parë historitë triumfuese të yjeve që shkuan nga të jetuarit në rrugë për të ecur në qilima të kuq.

Silvester-768x460

Silvester Stalone-Kur po ndiqte ëndrrën e tij për tu bërë një aktor i famshëm, Stallone kaloi tre javë duke fjetur në një stacion autobusi, ndërsa ai mezi priste të gjente punë. Në dëshpërim, aktori ‘Rocky’ iu përgjigj një reklame, për të luajtur në një film për 100 dollarë në ditë. Pas dy ditësh xhirimi, ai arriti të gjente një vend për të qëndruar, dhe ai më vonë vazhdoi të arrijë sukses të madh në Hollywood.

jlo

Jennifer Lopez- Para se të rezervonte koncertin e saj të parë të madh, Lopez ishte duke fjetur në studion e saj të vallëzimit për tre muaj sepse nuk kishte ku të shkonte tjetër.

steve jobs

Steve Jobs-Drejtori i Përgjithshëm legjendar i Apple nuk ishte gjithmonë në rrugën e suksesit. Gjatë viteve të kolegjit, ai zbuloi se flinte në dysheme në dhomat e miqve të tij,dhe ecte shtatë milje çdo të diel për të marrë një vakt falas.

Halle Berry-Kur

Halle Berry-Kur filloi së aktore, Berry ende ishte e pastrehë dhe iu desh të qëndronte në strehimore në vitet e hershme të saj. Ajo ka thënë hapur që në të vërtetë është mirënjohëse për përvojën që ka kaluar.

Kurt Cobain

Kurt Cobain-Anëtari i grupit të famshëm i Nirvanas ishte i pastrehë për një kohë në Aberdeen, Uashington. Raportohet se jetonte nën një urë dhe flinte në dhomat e pritjes në spital.

Daniel Craig

Daniel Craig-Tani më i njohur si James Bond, ishte një kohë kur aktori ishte James Broke, duke fjetur në stolat e parkut në Londër si i ri.

Jim Carrey

Jim Carrey- Gjatë një interviste, Carrey foli në lidhje me problemet financiare që kishte familja e tij, ndërsa ishte duke u rritur. “Ne jetonim në një furgon. Unë u largova nga shkolla në moshën 15 vjeç, për të filluar punën për të ndihmuar në mbështetjen e familjes time”.

Kelly Clarkson

Kelly Clarkson-Para se të merrte pjesë në programin ‘American Idol’, Kelly Clarkson ishte thjesht një tjetër artiste, në luftë në Los Angeles. Kur këngëtarja u transferua për herë të parë në qytet, banesa e saj u dogj. Në atë kohë, këngëtarja e “Break Breakaway” nuk kishte miq ose familje në qytet, kështu që ishte e detyruar të jetonte në makinën e saj. /tch/

Share: