Frutat që duhet t’i hani për një jetë më të gjatë

Kryesore Shkencë & jetë

Konsumimi i një diete të shëndetshme e të balancuar mirë – e cila përfshin të paktën pesë porcione pemë dhe perime në ditë – mund t’jua ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Jetëgjatësinë mund ta shtoni edhe duke bërë ushtrime të rregullta fizike, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, shkencëtarët bëjnë të ditur se një prej mënyrave më të lehta për ta përmirësuar shëndetin është duke ngrënë fruta agrume të paktën një herë në ditë.

Frutat agrume – që janë portokajt, grejpfrutët dhe limonët – mund t’jua përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, sipas ekspertëve.

Ekspertët thonë se njerëzit që hani sasi të mëdha të këtyre frutave janë më pak të prirë të zhvillojnë një numër të madh të sëmundjeve, duke përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Këto fruta më së miri njihen për përmbajtjen e vitaminës C, e cila e forcon sistemin e imunitetit, por veç kësaj, ato edhe i luftojnë infeksionet.

Dëshmitë e deritanishme tregojnë se frutat agrume ndikojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit në ezofag, gojë, laring, faring, dhe në lukth për 40-50%.

Nutrientët që gjenden me bollëk në këto fruta janë fibrat, vitamina C, kaliumi, foliati dhe flavanoidet. /Telegrafi/

Share: