Revista amerikane lobon Rivierën shqiptare: Panoramë që të lë pa frymë

Shkencë & jetë Sociale

“Në krahasim me pjesën tjetër të Mesdheut, riviera shqiptare është relativisht e pazbuluar”, shkruan në një artikull të publikuar në revistën amerikane “The Zoee report”, Katie Stepek, shefe për menaxhimin e fluturimeve të lira “Scott’ Cheap Flights”.

 

Stepek e rendit Shqipërinë bashkë me vende si Kroacia, Greqia, Malta, Turqia, ku mund të bësh pushime më të lira mesdhetare, që janë larg klisheve.

 

“Ka pamje panoramike që të lë pa frymë, plazhe të ngjashme me ato në Malin e Zi dhe Kroaci fqinje dhe shumë rrënoja dhe parqe historike. Edhe në sezonin e pikut, është e mundur të gjesh disa nga plazhet plotësisht bosh dhe fshati i afërt i Ksamilit ka gjasë disa nga plazhet më të bukura përgjatë Mesdheut.

 

Autobusi për në Ksamil kushton më pak se 1 dollarë dhe ngrënia jashtë është dukshëm më e lirë në Shqipëri sesa praktikisht kudo tjetër përgjatë Mesdheut”, shprehet ajo.

 

Më tej, Stepek thekson se “pasi të jeni shplodhur dhe jeni gati për aventura, atje janë parqe të shumta të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; qyteti antik i Butrintit, i cili u pushtua nga kultura të shumta gjatë historisë është 10 minuta larg me makinë dhe përmban një amfiteatër, manastir dhe një fortesë, si dhe shumë qytete mjaft të bukura malore apo bregdetare. Gjirokastra, një qytet i epokës otomane, ka një qytet të vjetër fantastik, një kështjellë të shekullit të 12-të dhe praktikisht nuk ka turistë”.

Ksamil is one of the most popular beaches in Albania and much visited by both domestic and foreign tourists. It is located in the south of Albania, on the Albanian rivièra. It is located just next to the famous archaeological city of Butrint.

Share: