MAQEDONI – Një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë. Paraprakisht raportohet për gjashtë persona të vdekur dhe 20 të plagosur. Është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për ndjerrjen e pasagjerëve të tjerë nga autobusi të cilët kishin mbetur të bllokuar.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca dhe zjarrfikëse. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Ministria e Brendshme për numrin e të lënduarve. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës.
/Alsat
Aksident i rëndë në autostradën Shkup -Tetovë
Posted by Alsat on Wednesday, February 13, 2019