Rama replikon me komentuesit në facebook: “S’ka më tokë të xanun”

Politikë

Aksioni i Policisë së Shtetit për lirimin e hapësirave publike nëpër plazhe, të zaptuara nga bizneset private, është bërë objekt debati edhe në faqen e ‘Facebook’ të kryeministrit Edi Rama. Teksa ky i fundit ka publikuar një video nga plazhi i gjirit të Gjipesë, lumë komentesh nisën të vinin në adresë të kreut të qeverisë shqiptare. Mes këtyre komenteve spikat një qytetar, i cili shkruan se ky aksion ishte i duhuri, por i vonuar.

Kaq ka mjaftuar që të përgjigjet edhe kryeministri, ndërsa shton se më këtë aksion duhet të merreshin bashkitë e zonave bregdetare, ndërsa nuk harron pa përmendur edhe opozitën.

“S’jam kujtuar vone jo, po duhet ta kishin bere bashkite bregdetare kete pune, se ata e kane me ligj pergjegjesine po fjalet e mia i mori era cdo vit dhe tani boll, s’ka me te vuaje populli e te behet toke e xanun vija bregdetare e Shqiperise, se bashkite s’duan sherre a duan aranxhata. Megjithate ke edhe ti te drejten tende, po cfare te benim me pare ne lesheline qe gjetem e me opoziten qe kemi? Perqaf”, shkruan Rama.

3
Share: