“Horror në ajër” tymi mbulon kabinën me 175 pasagjerë në avion

Kronikë Rajon/Botë

Një fluturim i “British Airways” u evakuua pasi kabina e aeroplanit u mbush me tym. Linja ajrore konfirmoi një “incident” në fluturimin BA422, i cili u nis në Londër në orën 15:10 të hënën dhe zbarkoi në Valencia.

Pasagjerët kërkonin ndihmën e urgjencës, siç e përshkruante njëri prej tyre, për përvojën “e tmerrshme” që kishin përjetuar, si “një film horror”.

British Airways u ka kërkuar falje 175 pasagjerëve në aeroplan. Një deklaratë nga linja ajrore thoshte se kishin “pësuar një problem teknik”.

Tre pasagjerë u dërguan në spital. British Airways kishte dy pilotë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në fluturim. Një pasagjer në aeroportin e Valencias i tha BBC-së se një anëtar i stafit në tokë kishte thënë se kishte pasur “zjarr në motorin” e avionit.

Udhëtarëve që u vonuan gjatë natës iu dha strehim falas në një hotel shkruan BBC.

Share: