Presidenti i Turqisë e ka quajtur “terrorizëm Izraelit” bombardimin në Gaza që goditi një zyre të agjencisë së lajmeve Anadolu, e cila është nën pronësi të shtetit turk.
“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin Izraelit kundër zyrës së agjencisë Anadolu në Gaza”, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në Twitter.
“Turqia e agjencia Anadolu do të vazhdojnë ti tregojnë botës rreth terrorizmit Izraelit e mizorive në Gaze dhe pjesë të tjera të Palestinës, pavarësisht sulmeve të tilla”.
Sipas Forcave të Mbrojtës Izraelite, ata kanë bombarduar një ndërtesë në qytetin e Gazas ku qëndronin inteligjenca ushtarake e Hamasit. Gjatë fundjavës më shumë se 430 raketa janë hedhur nga Gaza, të cilave Izraeli i’u është kundërpërgjigjur me 200 sulme ajrore e sulme me tanke.