Dita e sotme ka shënuar një fluks në hyrje në portin e Durrësit, pasi 5 tragete me udhëtarë kanë zbarkuar nga Italia, 4 nga Bari dhe një nga Ankona dhe 2 pritet që të vijnë në mbrëmje.
Deri tani kanë ardhur 5200 udhëtarë dhe 1500 automjete, ndërsa në mbrëmje pritet që të vijnë 2800 udhëtarë të tjerë dhe 700 automjete, pra në total 8000 persona.
Report Tv sjell pamjet nga porti i Durrësit ku duket fluksi. Një pjesë e udhëtarëve janë emigrantë të kthyer për pushime në atdhe, por edhe turistë që vizitojnë Shqipërinë.