Viktimat në plazhe, kardiologët bëjnë apel për të sëmurët: Kujdes nga…

Shkencë & jetë

Viktimat për shkak të problemeve kardiake nuk kanë munguar as këtë vit në vijën bregdetare shqiptare. Rasti i fundit ku një pushues ndërroi jetë për shkak të problemeve në Durrës, ishte të dielën kur një 50 vjeçare i ndaloi zemra sapo hyri në ujë.

Mjekët kardiologë, duke e cilësuar të nxehtin e verës si një sëmundje më vete, u bëjnë apel të gjithë personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, të shmangin eksopozimin në diell.

Specialistët e shëndetit kardiak, e vendosin thkesin edhe te kontrolli i regjimit të medikamenteve gjatë verës për personat të cilët vuajnë nga problemet e zemrës.

Specialistët shprehen se në rast të shqetësimeve në kraharor, pushuesit me problem kardiake duhet t’i drejtohen menjëherë qendrave shëndetësore në vijën bregdetare ku mund të marrin ndihmën e parë shëndetësore.

/tch

Share: