ZBULOHET KUSH PIRATOI MESAZHET PERSONALE TË JEFF BEZOS, PLAN I ORGANIZUAR NGA SHTETI ALEAT I SHBA-VE

Shkencë & jetë

CEO i “Amazon”, Jeff Bezos është sulmuar nga hakera dhe mesazhet që kishte shkëmbyer me të dashurën e tij u publikuan në gazetën National Enquirer javën e kaluar.

Sipas BBC ,Jeff Bezos punësoi një ekspert infrormatike i cili sipas hetimit konkludoi se shteti i Arabisë Saudite ishte autori sulmit kibernetik ndaj tij.

Punonjësi me emrin Gavin de Becker, zbuloi se mesazhet private të pronarit e “Amazon” janë shitur përmes internetit te gazeta amerikane nga Arabia Saudite.

Njeriu më i pasur në botë, që ka në pronësi të tij dhe gazetën Ëashington Post, Bezos nuk ka komentuar mbi këtë lajm.

Gjithsesi ai ka ngritur padi ndaj gazetës National Enquirer duke kërkuar që mesazet të shkarkohen nga interneti dhe të zbulohet përsoni që i vodhi të dhënat nga telefoni.

Share: