Mungon kuorumi/Do shqyrtonte kërkesën e opozitës për 13 tetorin, Zguri i vetëm në mbledhje, ja çfarë vendosi

Aktualitet Kryesore Politikë

KQZ njoftoi ditën e premte se këtë të shtunë do të mblidhej për të shqyrtuar kërkesën e partive opozitare, aleatë të PD, të cilat kishin kërkuar nisjen e procedurave për zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti Ilir Meta, më 13 tetor.

Por mbledhja nuk u realizua. Ashtu sic kishte njoftuar, kryetari i KQZ Klement Zguri ishte i pranishëm në këtë seancë, por i vetëm, pasi përfaqësuesit e PS e kishin braktisur këtë mbledhje.

Shkurt, për mediat e pranishme, Zguri u shpreh: Mlbedhja nuk mund të hapet nuk mund të ketë diskutime për shkak se mungon kuorumi,. Faleminderit.

Kryetari i KQZ Klement Zguri tha se mbledhja është shtyrë me një afat të papërcaktuar.

Të premten, partitë aleate të PD, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 13 tetorit.

Share: