Tmerrohen pushuesit, anija përpihet nga flakët në Karaburun, njerëzit hidhen në det për të shpëtuar

Aktualitet Kronikë Kryesore

Një anije turistike ka marrë flakë gjate natës në Karaburun. Mësohet se ka qene ora 4 e mëngjesit, kur anija ‘Aqua Marinë’,  e cila përshkuan me pushues linjën Vlorë-Karaburun-Sazan, është përfshirë nga zjarri.

Burime bëjnë me dije se anija ka qënë e ankoruar në afërsi të Shën Janit në Karaburun, ndërsa ekuipazhi me 6 persona në bord ishte gjumë.

Por, sapo kanë parë flakët, ata janë hedhur në det dhe më pas kanë dalë në breg. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet se ai ka ardhur si pasojë e një problemi me motorin.

 

Share: