Versioni i restauruar i “Ecstasy”, suksesi i vitit 1934 me sekuencën skandaloze, në të cilën Hedy Lamarr shfaqet krejtësisht e zhveshur, është filmi që do të shfaqet para hapjes së Festivalit të Filmit të Venecias (28 gusht – 7 shtator).
Lindur në Vjenë në vitin 1914, Hedëig Eva Maria Kiesler nuk ishte vetëm një yll i Hollivudit që luajti në “Samson dhe Delilah”, punoi me Spencer Tracy, Clark Gable, Robert Taylor, u drejtua nga King Vidor, por edhe një shpikëse e shkëlqyer: patentat e saj janë në bazë të teknologjive celulare. Cinzia Ballesio dhe Giovanna Giordano do të tregojnë për të në “Informatika femërore”, Tregime të panjohura të grave që ndryshuan botën.
Në vitin 1941 aktorja dhe kompozitori George Antheil krijuan një sistem sinjalizimi bazuar në variacionet e frekuencave.
Punimi u vu në bazë të teknikës së transmetimit të përdorur në telefoninë celulare për transmetimin e të dhënave Bluetooth dhe në rrjetet Wireless.
Në vendet gjermanofolëse më 9 nëntor, data e lindjes së saj, festohet Dita e Shpikësve në nder të saj.
Ansa