Dritëro Agolli
Në vendin tim e në vendin tënd,
E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.
Në vendin tim e në vendin tënd,
Ty të kruhet, tjetrit i dhëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd,
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd,
Një i çmendur, një vend e çmënd.