Reforma në Drejtësi/ Fuga: Politika shqiptare nuk është në gjendje të krijojë drejtësi të pavarur

Aktualitet Kryesore Politikë

Akademiku Artan Fuga, ndërsa foli për Reformën në Drejtësi, tha se nuk mendon se politika shqiptare nuk është në gjendje të krijojë drejtësi të pavarur.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” Fuga u shpreh se reforma duhet të jetë e pavarur nga politika.

 

Unë jam për transparencë të të gjithë burrave dhe grave që merren me politikë apo hyjnë në administratë. Këtë transparencë duhet ta realizojmë me duar të pastra. Duhet transparencë për gjithçka.

Por kam një shqetësim, duhet që drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika. Nëse nuk është e pavarur nga politika, atëherë edhe njerëzit e rinj do të bien pre e drejtësisë si këta sot. Unë mendoj se politika shqiptare nuk është në gjendje të krijojë drejtësi të pavarur. Nëse partnerët e huaj vënë dorë dhe krijojnë këtë gjë jashtë sistemit, këtu besoj. Që politika vetë është e ndërgjegjshme, këtë nuk mund ta besoj”, tha Fuga.

Fuga theksoi më tej se vendi është në një sistem politik që është në krizë, ku 80 apo 85% e votuesve nuk shkojnë të votojnë.

Jemi në një sistem politik që është në krizë. Kjo nuk mund të funksionojë kështu. Nuk po them kush e ka fajin, por ky sistem me 80-85% të votuese që nuk vijnë të votojnë, nuk mund të funksionojë. Unë nuk mendoj që në të njëjtën datë të bëhen edhe zgjedhje lokale dhe zgjedhje të pushtetit qendrorë sepse nuk do të kishim diversitetin mes pushtetit lokal dhe atij qendrorë. Një nga problemet që unë kam ngritur është: a kemi ne autonomi të pushtetit vendorë? Unë nuk kamë parë autonomi. Nuk mund të vazhdohet ashtu. Sistemi kërkon zgjidhje, data që ka dhënë Presidenti, di që Shqipëria nuk mund të vazhdojë me një krizë institucionale, ku kriza ka kapur edhe organet qendrore sepse ka kapur parlamentin dhe pushtetin lokal. Ato ligje nuk janë të mira për arsye se parlamenti nuk është funksional”, u shpreh Fuga.

 

Share: