Dashi
Të lindurit e kësaj shenje duhet të evitojnë të menduarit e tepërt, pasi mund të përfshiheni nga pesimizmi. Mësoni të respektoni denjat e personave, të cilët aktualisht nuk janë të qëndrueshëm emocionalisht. Beqarët nuk heqin dorë nga personi që dashurojnë.
Demi
Demat duhet në çdo mënyrë të shmangin irritimin dhe të mërzisin njerëzit përreth. Gjithçka do të shkojë mirë, nëse përpiqeni të kontrolloni veten. Udhëtimet, festat apo aktivitete të ndryshme janë të mirëpritura.
Binjakët
Do të shpresoni të realizoni ëndrrat tuaja ambicioze. Do të keni kohë mjaftueshëm gjithashtu për të realizuar hobin tuaj. Mos lejoni që partneri/partnerja juaj të mërzitet dhe jepuni atyre kohën e duhur, përndryshe mund të përballeni me probleme.
Gaforrja
Mendoni fillimisht për veten tuaj dhe nuk përbën aspak problem, nëse i thoni ‘jo’ një ftese të caktuar, pasi është e drejta juaj. Përpiquni të qëndroni larg teknologjisë për disa orë. Kalojeni mbrëmjen me persona që ju bëjnë të ndiheni të qetë dhe të mendoni pozitivisht.
Luani
Përpiquni të koordinoni planet sa më mirë. Përdorni idetë tuaja të reja për të fituar më shumë para. Sot do të ndiheni shumë të dashuruar. Do të kaloni një ditë plot rezultat në punë dhe do të bashkëpunoni frytshëm me kolegët tuaj.
Virgjëresha
Rekomandohet të zgjeroni horizontin në çdo mënyrë të mundshme. Mund të organizoni një tur në vende ku nuk keni qenë më parë. Shëtitjet e gjata do t’ju ndikojnë mjaft mirë për gjendjen fizike. Mos i zbatoni të gjitha kërkesat e partnerit/partneres suaj.
Peshorja
Përdorni qetësinë për t’u përballur me çështje të ndryshme në punë. Ekziston mundësia të përfshiheni në një debat me partnerin/partneren tuaj, por do të kalojë shpejt. Ka gjasa që të keni rritje të shpenzimeve, për shkak të disa kontrolleve mjekësore.
Akrepi
Nuk rekomandohet që sot ta shpenzoni pjesën më të madhe të kohës duke zgjidhur problemet e dikujt. Kjo këshillë vlen sidomos për ata që janë të prirur të ndihmojnë edhe ata persona që i shohin për herë të parë. Ekziston mundësia që gjatë ditës t’ju vijë një ofertë tunduese.
Shigjetari
Do të kaloni një ditë të këndshme në të gjitha aspektet. Do të jeni të rrethuar vetëm nga persona që ju dëshironi. E vetmja gjë që mund t’ju shqetësojë është gjendja emocionale e një prej miqve të ngushtë. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar për shëndetin tuaj, pasi problemet që keni janë kalimtare.
Bricjapi
Bëni kujdes me buxhetin tuaj për të shmangur problemet financiare në të ardhmen. Do të ndiheni të zhgënjyer kur të zbuloni se dikush që i keni besuar gjithmonë, nuk është shumë i sinqertë me ju. Mos u nxitoni teksa merrni vendime të rëndësishme gjatë ditës së sotme.
Ujori
Ka gjasa që një çështje e caktuar të kërkojë vëmendje të veçantë nga ana juaj. Ndoshta mund të ketë lidhje me një prej familjarëve. Mos flisni hapur me këdo, pasi mund të ketë persona që mund t’ju bëjnë dëm.
Peshqit
Mund të keni dëshirë të ndryshoni tërësisht kursin e jetës. Përpara se të ndërmerrni aventura, mendoni për pasojat. Do të përfitoni nga disa ndryshime që do të ndodhin në punë. Ata që janë në kërkim të dashurisë, duhet të jenë të hapur ndaj takimeve.