Si të rrisni vetëbesimin në 9 hapa të thjeshtë

Shkencë & jetë

Askush nuk lind me një vetëbesim të lartë. Nëse ju keni takuar persona që ju janë dukur se kanë një nivel të lartë vetëbesimi, të jeni të sigutë se ata kanë punuar shumë për ta arritur një gjë të tillë. Vetëbesimi është si një armë mbrojtëse të cilën ju filloni ta fuqëzoni gjithnjë e më shumë sepse bota e biznesit dhe jeta në përgjithësi ju përballin me sfida të shumta të cilat ndikojnë për t’jua ulur në maksimum vetëbesimin.

Më poshtë do të lexoni 9 mënyra të thjeshta që do të ndikojnë në rritjen e vetëbesimit tuaj:

1. Duhet ta keni shumë të qartë se ku doni të arrini

“Ajo çka mund të përceptohet fillimisht nga mendja dhe më pas të besohet plotësisht, mund edhe padyshim që të arrihet”, — Napoleon Hill

Vizualizimi është një teknikë sipas së cilës ju shikoni një imazh të vetes suaj vite më vonë, një imazh që sigurisht do t’ju bënte të ndiheshit krenarë. Personat me nivel të ulët vetbesimi nuk arrijnë ta imagjinojnë një gjë të tillë sepse ata nuk kanë besim në aftësitë e tyre se një ditë mund ta realizojnë atë. Ndërsa tek persoant me vetëbesim të lartë ndodh e kundërta, prandaj këshillohet që gradualisht ju të filloni të imagjinoni dhe ta vizualizoni veten tuaj vite më pas, dhe kjo është një teknikë shumë e mirë, e cila do të ndikojë në rritjen e vetëbesimit tuaj.

2. Mos e kundërshtoni gjithmonë veten tuaj

Një prej cilësive më të spikatura të personave me vetëvesim të ulët është fakti që ata gjithmonë i kundërshtojnë veprimet e tyre dhe janë gjithmonë kritikët e parë dhe më të ashpër të vetes së tyre. Këta persona gjithmonë i bëjnë vetes pyetje të tilla si “ Çfarë mund të kisha bërë më mirë”, “Si mund të kishte shkuar nëse unë do ta kisha realizuar më herët projektin?”. Por ata nuk kuptojnë faktin se truri ynë është i krijuar në mënyrë të tillë që ka tendëncë t’i japë përgjigje edhe pyetjeve të cilat nuk janë të duhurat, prandaj është detyrë e jona t’i bëjmë vetes sonë pyetjet e duhura dhe të mundohemi në këtë mënyrë t’i rrisim vetes sonë vetëbesimin.

3. Bëni një listë me gjërat që ju frikësojnëm dhe përballuni me secilën prej tyre nga dita në ditë

Mënyra më e mirë për të tejkaluar frikërat tona është që të përballemi me to. Duke u përballur ditë për ditë me diçka e cila ju frikëson, ju do të fitoni përvojë dhe do të shikoni se vetëbesimi juaj do të rritet dalëngadalë. Prandaj dilni nga zona juaj e konfortit dhe përballuni me frikërat tuaja!

4. Pyesni nënndërgjegjien tuaj

Disa prej komenteve më të ashpra që ne marrim janë nga vetja jonë dhe me saktësisht nga nënndërgjegjia jonë. Prandaj nëse ju doni të rrisni vetëvlerësimin atëherë ju duhet të bini në paqe me nënndërgjegjien tuaj dhe ta ktheni atë ne një prej mbështetësve tuaj më të medhjenj, duke mos e lënë të jetë vetëm një prej kritikëve tuaj më të ashpër.

5. Sfida 100 ditore

Nëse ju doni të rrisni vetëvlerësimin tuaj, atëherë këshillohet që të zhvilloni një prej sfidave më të vështira, sfidën 100 ditore, e cila ka të bëjë me përballjen gjatë 100 ditëve më të gjitha frikërat që ju keni, duke shkuar në fund të saj më të fortë se kurrë dhe me një vetëbësim më të lartë se kur e filluat atë.

6. Projektojeni veten tuaj si fitimtarë

Shumë njerëz kanë një vetëvlerësim të ulët sepse ata i caktojnë vetes së tyre disa objektiva që janë shumë të vështira për t’u arritur. Prandaj përpara se të caktoni objektivat që do të arrini, sigurohuni që ju mund t’i arrini ato, duke ndikuar kështu në rritjen e vetëvlerësimit tuaj pas përmbushjes së tyre.

7. Ndihmoni dikë tjetër

Nëse ju do të ndihmoni dikë tjetër ju do të keni më pak kohë për t’u marrë me problemet tuaja. Por nëse ne fund ju arrini t’i jepni vërtet ndihmë personit tjetër do të ndiheni shumë më mirë me veten tuaj sepse keni ndihmuar një person tjetër.

8. Kujdesuni për veten tuaj

Vetëvlerësimi varet nga një kombinim i shëndetit të mirë fizik, mendor dhe atij social. Ju nuk do të keni kurrë një vetëvlerësim të lartë nëse nuk bini fillimisht në paqe me veten tuaj, qoftë për paraqitjen tuaj fizike apo edhe për mirëqenien tuaj mendore.

9. Vendosni kufinj

Mësoni të thoni jo dhe mësojini edhe të tjerëve që t’i respektojnë kufinjtë e vendosur prej jush. Sa më shumë kontroll që ju keni mbi veten tuaj aq më i lartë do të jetë edhe vetëbesimi juaj.

Share: