Reflektim postzgjedhor

Analizë Opinion

Nga Zamira Çavo

Pas betimit që nuk do kritikoja aspak kryeministrin sa të mbaronin zgjedhjet,sot kam gjithë të drejtën të  analizoj e komentoj gjithcka ndodhi e që mendoj se do të ndodhë.

 

-Votimet e 30 qershorit treguan më së pari se rregullat e lojës nuk mund të ndryshohen sipas qejfit të njerit apo tjetrit idivid apo parti politike! Kjo besoj se vlen edhe për të ardhmen. Kur opozita politike vendosi të dalë nga Parlamenti dhe të mos hyjë në zgjedhje veproi jo vetëm pa vizion politik por edhe pa asnjë instrument ligjor mbrojtës. Ndaj them se këto zgjedhje si proces duheshin kryer.

-Në përmbajtje këto zgjedhje ishin sigurisht një votim i cili dhe pse qëndron ligjërisht nuk mund të qëndrojë politikisht dhe moralisht. Dhe pse në fletën e votimit kishte të rreshtuara disa parti dhe hera herës dhe dy kandidatë, zgjedhjet ishin në fakt votime që  prodhojnë paqartësi demokratike. Ndaj këto zgjedhje duhen ripërsëritur Detyrimisht!

-Opozita politike tashmë është realisht jashtë lojës politike. Ajo ndëshkoi veten dhe ra në kurthin që ngriti për Ramën. Sot kjo opozitë është e shkërmoqur. Ndaj lipset që forcat e brëndëshme të sajë të marrin në dorë situatën. Unë nuk e njoh Jozefinën, por do përkrahja me cdo mundësi rikthimin e saj në Partinë Demokratike si një figurë që mund dhe duhet ta rivlerësojë forcën e kësaj partie.Prirem të përkrah femrat në politikë ! Sa për LSi-në mendoj se ky është dhe fundi I kësaj organizate.

-Partia socialiste tashmë ka gjithë të drejtën e perëndisë të kërkojë rikthimin e saj në Identitet. Votimet e 30 qershorit e deshmojn qartazi kete   nevoje!

Z Rama nuk mundet më të përfaqësojë Partinë më të madhe në vend, jo thjeshtë prej veshjes ( me që ra fjala mu duk një tallje për votuesit e kësaj dite) por për ideologjinë që përfaqëson. Rilindja është ekstremiteti I së djathtës që nuk afrohet fare me të majtën e qëndrës ku ka qenë Partia Socialiste. Unë besoj se brënda dhe jashtë kësaj partie ka forca të vërteta intelektuale por edhe parimore që e duan vërtetë një Parti Socialiste të fuqishme. Rilindja në këto votime dëshmoi se nuk ka më fuqinë e 1 milion shuplakave të 2017, dhe po ti shtojmë këtyre edhe politikat e djathta të qeverisjes së saj 6 vjecare, rezulton nevoja e  rikthimit të Partisë Socialiste në kursin e dikurshmë që I përgjigjet realisht gjendjes sociale dhe ekonomike të vendit!

Ngritja e Byrosë së Hetimit dhe SPAK-ut janë instrumente që do përshpejtojnë largimin e klasës politike të degraduar e korruptuar të këtyre 30 viteve METADEMOKRACI!

Share: