Basha: E kemi plagosur për vdekje regjimin e Edi Ramës

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama e ka vendin në burg.

 

Gjatë një deklarate nga selia e PD, Basha tha se largimi i tij është edhe në interesin e Evropës.

Basha: Largimi i Ramës në interes të Shqipërisë dhe Evropës. Vendi i tij është në burg. Por ikja e Ramës sot është, gjithashtu, në interes të integrimit të Shqipërisë në BE.

Me Edi Ramën në krye Evropa do të ketë vetëm krim dhe emigracion nga Shqipëria. Me Edi Ramën në krye Evropa do të ketë vetëm destablitet në Shqipëri dhe në rajon.

Pa të, Shqipëria do të hapë negociatat dhe do t’i sjellë vetëm vlera dhe kontribute pozitive Evropës. Këtë, tashmë, e dinë në çdo kryeqytet të Evropës

Kllouni që bëri për të qeshur Evropën me veshjen dhe sjelljen e tij, tashmë është lakuriq si njeri i lidhur me krimin.

Dhe në botën demokratike perëndimore ka vetëm një vend për politikanët e lidhur me krimin, burgu.

E kemi plagosur për vdekje regjimin e Edi Ramës. Shumë shpejt ky regjim do të mbarojë

Zgjedhjet janë tuajat, jo qeverisë as të politikanëve.

Zgjedhjet janë mënyra se si ju vendosni se kush do të qeverisë.

Nëse ju nuk keni asnjë mundësi të vendosni, ato nuk janë zgjedhje.

30 qershori nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjen.

30 qershori nuk ka asnjë lidhje me njerëzit.

30 qershori nuk është dita e vullnetit të njerëzve

Është thjesht dita kur aleanca krim-qeveri mendon se do të forcojë pushtetin e saj.

Por 30 qershori është dhe do të jetë nul. Ai do t’i japë goditje të rëndë psuhtetit të Edi Ramës dhe krimit.

Ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi që 30 qershori të hyjë në histori si dita fatale e pushtetit të Edi Ramës.

Ju ftoj të gjithëve të jeni të matur dhe të kini besim tek kauza jonë, tek forca jonë.

Unë e di që shumë prej jush janë të revoltuar, shumë prej jush vuajnë direkt pasojat e regjimit kriminal të Edi Ramës.

Juve dua t’ju them se me përpjekjet tona ne e kemi plagosur për vdekje regjimin e Edi Ramës.

Shumë shpejt ky regjim do të mbarojë.

Ne kemi treguar kurajë dhe forcë së bashku.

Ne kemi treguar se e duam lirinë dhe demokracinë.

Këtë do të tregojmë edhe më 30 qershor.

Share: