Në vitin 1902, Uillis Kerrier shpiku sistemin e parë të ajrit të kondicionuar, dhe 13 vjet më vonë, ai ngriti një kompani për prodhimin dhe shitjen e sistemeve të tilla për bizneset dhe familjet. Sistemet e ftohjes së ajrit ekzistonin para Kerrier, por ai shtoi tiparin e kontrollit të lagështisë, që i cili bëri sistemet e tij të kushtëzuara, në vend se sa thjesht ftohëse të ajrit.
Lufta e Parë Botërore dhe Depresioni i Madh, ishte pengesa që e ngadalësoi rritjen e kompanisë së tij, deri sa erdhi bumi pas Luftës së Dytë Botërore. Ai në fund, u bë një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Nju Jork. Kondicionimi i ajrit, e ndryshoi mënyrën se si jetonte bota. Dhe ajo që dikur konsiderohej një luks, tani konsiderohet si një domosdoshmëri për jetesën në të gjithë botën. / bota.al