Nga bananet te kosi, 6 ushqime që mund t’ju dëmtojnë nëse i hani në kohën e gabuar

Shkencë & jetë

Edhe pse bananet duken si një mënyrë e mirë në mëngjes, nëse konsumohen me stomakun bosh mund të ulin nivelin e energjisë. Në fillim, mund të ndiheni sikur keni energji, por pas disa orësh ka gjasa të ndiheni të lodhur dhe të uritur. Nëse nuk dëshironi të hiqni dorë nga bananet në mëngjes, kombinojini me ushqime të tjera, mundësisht me yndyra të shëndetshme si gjalpë kikiriku.

 

Orizin konsumojeni më pak gjatë darkës, ndërsa për në drekë të kundërtën. Mesdita është koha e përsosur për të ngrënë ushqimet me oriz (si pilaf, sushi, supë) sepse gjatë ditës metabolizmi do të punojë më shpejtë dhe ushqimi do të tretet më mirë.

Disa njerëz preferojnë që ta nisin ditën me një gotë me qumësht, një zakon ky që prej fëmijërisë. Megjithatë qumështi mund të mos ndikojë mirë te të rriturit dhe pirja në mëngjes mund të shkaktojë një dhimbje stomaku. Mbrëmja është koha më e mirë për të pirë një gotë me qumësht të ngrohtë, pasi qetëson trupin dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

Frutat e thata janë një burim i madh i yndyrnave të shëndetshme dhe kalorive, por mos i konsumoni në darkë. Vërtet janë të shëndetshme, por në darkë do të treten me ngadalë duke ju shkaktuar probleme me gjumin.

Mollët janë të pasura me fibra dhe përmbajnë acide natyrore që përmirësojnë tretjen dhe funksionimin e mirë të zorrës së trashë. Por nëse i konsumoni në mbrëmje, acidi i tyre mund t’ju shkaktojë probleme me stomakun. Po kështu mund të keni gazra dhe probleme me zorrët. Koha më e mirë kur mund të hani mollët është mëngjesi dhe dreka.

Bëni mirë ta shmangni kosin nëse keni stomakun bosh ose para ndonjë vakti. Kosi përmban acid laktik që mund të zvogëlojë aciditetin e stomakut duke ngadalësuar tretjen.

Share: