Autori i artikullit të sotëm në tabloidin BILD, ka reaguar për herë të dytë në rrjetin social.
Me mjaft ironi ai ka falenderuar zyrën e Prokurores së përgjithshme e cila me deklaratën e saj për nisjen e hetimit për nxjerrjen e sekretit hetimor, thjesht ka konfirmuar vërtetësinë e përgjimeve.
“Për shkak se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikulli të botuar nga unë, shpirtrat e këqinj të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot”, shkruan Peter Tiede.
Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve e regjistrimeve audio, pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë.