Pas investigimit të Bild, reagon Ulsi Manja: Të hetohet prokurori që çoi përgjimet në zyrat e PD

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i Komisionit të Ligjeve, njëherësh deputeti i PS-së, Ulsi Manja, ka reaguar për përgjimet e publikuara sot në gazetën gjermane “Bild”. Manja shprehet i shqetësuar për daljen në publik të sekretit hetimor duke kërkuar hetimin e prokurorit që sipas tij i ka dërguar përgjimet në zyrat e PD.

 “Siç e dini janë bërë publike sot disa materiale përgjimi nga dosja 339 që është ende në hetim. Nuk do flas për hetimet dhe fatin e personave të përmendur. Jam këtu i shqetësuar për dy gjëra, e para është koha që Prokuroria dhe Policia Gjyqësore të vlerësojë seriozisht çështjen e daljes në publik të sekretit hetimor. Të hetohet kush prej prokurorëve i çoi përgjimet në zyrat e PD”,- tha Manja.
Share: