Mjafton të punosh shumë, dhe mbi të gjitha, të kesh sukses, për të qenë të lumtur. Ose, të paktën, më të lumtur sesa jemi normalisht. Edhe pse ndoshta nuk e pranojmë është ideja që kemi të gjithë: realizimi në punë është ekuivalent me lumturinë.
Siç shpjegon revista dixhitale Aeon është një situate e vazhdueshme lumturie që të con në suksesin në punë, dhe jo e kundërta. Në fakt, njerëzit me mirëqenie më të madhe priren të jenë më të kënaqur me veten e tyre. Ata përjetojnë emocione positive dhe emocione më pak negative. Sipas hulumtimeve të fundit, janë emocionet positive (si eksitimi, gëzimi, qetësia) që të nxisin suksesin në punë.
Njerëzit e lumtur sakrifikojnë më shumë për kompaninë. Njerëzit e lumtur janë më të kënaqur me punën e tyre sesa bashkëmoshatarët e tyre të papunë. Marrin më shumë përkrahje nga kolegët dhe performance e tyre vlerësohet më pozitivisht nga punëdhënësit. Psh, në një ndërmarrje shitjesh, studimet thonë se agjentët e shitjes me një qëndrim pozitiv shesin 37 përqind më shumë sesa kolegët e tyre të palumtur.
Njerëzit që përjetojnë emocione positive, tentojnë të bëjnë gjithcka për kompaninë e tyre. Dhe kanë mundësi më të pakta që të mungojnë në punë, ose të japin dorëheqjen. Dhe së fundi, thonë studimet, njerëzit me mirëqënie me të mirë personale përfitojnë më shumë sesa ata me një nivel më të ulët mirëqenieje.
Studimet thonë se ata që përjetojnë emocione positive e dinë se cfarë duan nga jeta. Kohët e fundit, studiuesit po përqënndrohen në sqarimin nëse lumturia I paraprin suksesit apo është e kundërta. Dhe arrihet në përfundimin se, nje person I lumtur, ka më shumë gjasa të kuptojë llojin e punës që dëshiron, të plotësojë më shumë aplikime për punë, apo të gjejë punë. Në një studim zbulohet se të rinjtë që raportojnë mirëqenie më të lartë se bashkëmoshatarët e tyre pak para diplomimit kanë më shumë gjasa të fitojnë një vend pune. Po I njëjti studim parashikon se 18-vjecarët e lumtur kanë më shumë gjasa të fitojnë një punë të mirë dhe të kënaqshme, dhe të ndjehen mirë financiarisht në moshën 26 vjecare. Një tjetër studim specifikon se njerëzit që janë të lumtur kur fillojnë universitetin, do të kenë më shumë të ardhura.
Mirëqënia personale na bën më ambicioz
E gjithë kjo panoramë nuk mjafton për të siguruar se lumturia është vërtet shkaku I suksesit të biznesit. Një ndihmë e brendshme vjen nga disa studime që na tregojnë se pjesmarrësit në situate të ndryshme, I bënin ata të ndiheshin emocionalisht neutral, negativ ose pozitiv. Këto eksperimente treguan se njerëzit që përjetojnë emocione positive I japin vetes qëllime ambicioze, angazhohen më gjatë dhe e konsiderojnë veten dhe të tjerët më të favorizuar dhe janë të bindur në atë që bëjnë. Për më tepër, është edhe prirja optimiste e njerëzve të lumtur për tu dukur reale: ata që kanë emocione positive kanë tendenca të bëjnë më mirë dhe të jenë më produktivë sesa ata me emocione neutral ose negative.
Kujdes, mos përjashtoni të palumturit apo të impononi lumturinë
Studimi I revistën Aeon konkludon se pas analizimit të 170 studimeve, mirëqënie promovon sukses professional në shumë mënyra. Kjo nuk do të thotë se kompanitë duhet të punësojnë vetëm njerëz të lumtur ose të shtyjnë punonjësit e tyre për të qenë optimist. Strategji të tilla kanë dështuar në të kaluarën. Për më tepër, individët në depression mund të arrijnë rezultate të pabesueshme, sin ë rastin e Abraham Lincoln dhe Ëiston Churchill.
Artikulli përfundon me faktin se është e mundur të rritet niveli I lumturisë në kompani, përshembull, duke future aktivitete positive, sic janë veprimet e mirësisë dhe shprehja e mirënjohjes.