Doni të humbisni peshë? Ja pija me limon që përdori Beyoncé

Shkencë & jetë

Zhdukja e disa kilogramëve të bezdisshëm mund të jetë një stres i madh, dhe shpesh dieta duket si një rrugë e pafund. Kjo nuk do të thotë që humbja e shëndetshme e peshës është e pamundur.Sipas “WebMD”’, mënyra më e mirë për të humbur përgjithmonë peshën është që të bëhen ndryshime të vogla në stilin e jetesës. Një ndryshim i lehtë që dikush mund të bëjë është të zëvendësojë një vakt me diçka të shëndetshme, si pijet me limon që përdor Beyoncé.

 


 

Pse mund të funksiononte për ju:

  1. Është e ulët në kalori: Nuk ka cilësi magjike rreth limonit që e bëjnë të mirë për humbjen e peshës, është thjesht i ulët në kalori. Ushtrimi me siguri mund të ndihmojë humbjen e peshës, por nuk bën shumë mirë nëse jeni duke ngrënë më shumë kalori se sa jeni duke humbur.
  2. Ju nuk duhet të anashkaloni mëngjesin: Ai është vakti më i rëndësishëm i ditës. Megjithatë, shumë njerëz mendojnë se mund të shkurtojnë kaloritë duke lënë mënjanë ushqimin. Por Elizabeth Ward, autorja e “Udhëzuesit për piramidat e reja ushqimore”, thotë se njerëzit që nuk hanë mëngjesin “zakonisht përfundojnë duke ngrënë më shumë gjatë gjithë ditës”.
  3. Ajo funksionoi për Beyoncé: WebMD thotë se Beyoncé bëri pijen e limonit të famshëm në vitin 2006, kur ajo pretendoi se e ndihmoi të humbte shpejt 20 kilogramë për rolin e saj në filmin “Dreamgirls”. Megjithatë, ju nuk keni nevojë të hiqni dorë nga ushqimi tërësisht për të humbur peshë; vetëm zëvendësimi i një vakti në ditë me “limonadë” do të ndihmojë në uljen e numrit tuaj të përditshëm të kalorive.

Limonada që përdori Beyoncé përbëhet nga:

* 1/2 limon ose 2 lugë gjelle lëng limoni

* 1-2 lugë gjelle mjaltë bio

* 1/10 lugë gjelle spec i kuq

* 300ml ujë.

Zëvendësimi i një vakti me këtë lëng është një mënyrë e thjeshtë për të ulur konsumimin tuaj të përditshëm të kalorive dhe ndoshta stimulon metabolizmin tuaj.

Share: