Ndonëse pak kohë më parë përflitej se ishte një lidhje me kantautorin Flori Mumajesi, moderatorja e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu, me aq sa dihet deri më tani, është single.
E nëse ndokush ka në plan t’i afrohet bukuroshes, bën mirë të shikojë paratë që fiton më parë.
E ftuar në një event në Tiranë, moderatorja nuk ka mundur t’i shpëtojë një pyetjeje disi të sikletshme nga emisioni “Thumb”.
“Më mirë një të dashur pa makinë dhe me era rozmarinë, apo një të dashur me makinë dhe me era trëndelinë”-e ka pyetur Libertën gazetari, ndërsa përgjigjja e saj ka qenë mjaft e drejtpërdrejtë.
“Ndalu veç pak, nuk mund të them që jam materialiste por nuk mund të them që kam qejf ta kem një të dashur me 200 euro rrogë!”-është shprehur pa hezitim moderatorja.