Njihni Filofobinë, frika e thellë e të rënit në dashuri

Shkencë & jetë

Filofobia është frika e thellë e të rënit në dashuri.

Edhe pse të dashurosh dhe të dashurohesh nga të tjerët është pjesë e natyrës njerëzore disa njerëz përballë kësaj ndjenje ndihen në vështirësi të madhe dhe mund t’i kthehet në një makth të vërtetë.

Ata që vuajnë nga Filofobia besojnë se dashuria është një kërcënim dhe një rrezik për veten.

Kjo frikë shkakton një sërë mendimesh negative që veprojnë si mburojë nga dashuria.

Është një fobi e cila mund të shkaktojë sulme paniku, ankthi, takikardi, djersitje, por edhe probleme me ereksionin te meshkujt.

Zakonisht ndodh tek persona që kanë pasur shumë vetmi dhe zbrazëti në fëmijërinë ose adoleshencën e tyre ose kanë qenë dëshmitarë të grindjeve dhe tradhtive të vazhdueshme familjare.

Shkaqe të tjera mund të jenë të lidhura me një ndarje ose divorc traumatik, pas të cilit nis bindja se asgjë e seksit tjetër nuk ia vlen.

Shmangia e dashurisë bëhet një mekanizëm mbrojtës personal.

Filofobët përqëndrohen në defektet që dëmtojnë marrëdhënien në çift, ose përdorin xhelozinë e tepruar për të kapërcyer ndjenjat e vërteta

Personi filofobik fillon ngadalë të lirohet nga kjo gjendje vetëm nëse ka mbështetjen dhe durimin e atyre që e rrethojnë.

Share: