Si të shmangni pagjumësinë

Shkencë & jetë

Në darkë, është më mirë të shmangni nga përdorimi kafen dhe çdo produkt tjetër me përmbajtje kafeine. Në vend të kafesë, përdorni një gotë qumësht të ngrohtë.Gjumi është ushqimi i trurit dhe trupit njëkohësisht, madje shumë i rëndësishëm.Për të pasur mundësinë që të bëni gjumë sa më të mirë dhe të shëndetshëm, aplikoni disa gjëra të thjeshta si ndryshimet në ushqim apo në aktivitetin fizik.

 

Dietë e përshtatshme

 

Rregulli numër një në këtë drejtim është konsumi i një mëngjesi të shëndoshë, një dreke të mesme, dhe të një darke të lehtë, madje sa me herët, me qëllim që stomaku të mos jetë shumë i rëndë, çka do të cenonte cilësinë e gjumit.

Shmangni kafenë

Në darkë, është më mirë të shmangni nga përdorimi kafen dhe çdo produkt tjetër me përmbajtje kafeine. Në vend të kafesë, përdorni një gotë qumësht të ngrohtë.

Sa më shumë ushtrime fizike

Ushtrimet fizike kanë një ndikim pozitiv shumëplanësh për organizmin. Ndërmjet të tjerave, ato ju mundësojnë edhe shkarkimin e stresit të ditës, dhe rrjedhimisht do të jenë një ndihmë më shumë edhe në shtrat.

Dhomë gjumi e përshtatshme

Ajo duhet të jete para së gjithash e pastër dhe e dekoruar këndshëm, dhe me një temperature të pranueshme. Gjithashtu sigurohuni që dhoma e gjumit të jete e errësuar kur shkoni për të fjetur. Nëse kjo nuk është e mundur, mund të praktikoni edhe maskat e gjumit.

Share: