Kush ju bën të ndiheni fajtorë, është duke ju përdorur. Ja se çfarë duhet të bëni

Shkencë & jetë

Çfarë është faji dhe pse e ndiejmë? Pse disa njerëz fajësojnë të tjerët dhe si t’i njohim këto teknika mashtruese të manipulimit psikologjik? Këto janë disa pyetje themelore për t’u bërë kur ndihemi që po biem poshtë nën peshën e atyre ndjenjave të fajit, që me të vërtetë nuk na përkasin, sepse duhet ta themi: ndjenja e fajit nuk është një emocion që mund të ndjejmë, në mungesë të ndërveprimeve shoqërore, por është i ka rrënjët në një marrëdhënie, kur ka një lidhje mes dy palëve.

Ndjenja e fajit është në bazën e marrëdhënies njerëzore, është njëra nga lidhjet që na lidh me qeniet njerëzore dhe kjo ndikon në sjelljen tonë ndaj tyre. Kjo është arsyeja pse ajo është një nga teknikat e preferuara nga ata që përpiqen të kontrollojnë dhe manipulojnë të tjerët.

Ndjenja e fajit: sinjali paralajmërues në marrëdhënie

Ndjenja e fajit lind si një sinjal paralajmërues: na paralajmëron se sjellja jonë ka dëmtuar ekuilibrin e një marrëdhënieje dhe se ne mund të presim hakmarrje ose dënim; në atë rast ne do të përpiqemi ta kompensojmë duke pranuar gabimin tonë së pari dhe pastaj duke riparuar gabimin.

Përmirësimi i gabimit tonë na lejon të rivendosim shëndetin e marrëdhënies me tjetrin dhe të frenojmë një nga frikat më të rrënjosura: frikën e braktisjes.

Ndjenjat e fajit

Por çfarë ndodh kur nuk ka në të vërtetë gabim, kur i vetmi person që e “njeh” të keqen është pala e supozuar e dëmtuar dhe fajësia përdoret për të na manipuluar?

Ndjenja e fajit është si një zinxhir dhe një ngjitës në shoqëri: nganjëherë e vetmja gjë që na mban së bashku është një peshë e fortë në ndërgjegjen tonë. Ne jemi “të trajnuar” të ndjehemi fajtorë, sepse është mënyra më e favorshme për të na nxitur të veprojmë në një mënyrë të caktuar. Turpi është aq i ngulitur, saqë ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për ta hequr qafe, madje edhe të heqim dorë nga liria jonë dhe kjo është ajo që manipuluesit e dinë mirë.

Ajo që e mendojmë si turp, është një emocion negativ që na bën të ndihemi të papërshtatshëm, të gabuar dhe jashtë vendi. Nga njëra anë, na bën që të kemi frikë nga përjashtimi nga grupi që i përkasim dhe nga ana tjetër na e dëmton imazhin e idealizuar që kemi për veten, duke na bërë më të prekshëm nga frika e dështimit, të ndjehemi se mos nuk jemi të vlefshëm dhe në fund të fundit të mos jemi të kërkuar, pranuar ose dashur.

Kur keni vetëbesim të ulët, krijoni një lloj dobësie që mund të dëmtojë identitetin personal; një dobësi që manipuluesit që e dallojnë tek “preja” dhe që dinë ta kthejnë në avantazhin e tyre për qëllimet më të ndryshme.

Nga shantazhi emocional i partnerit posedues, tek skllavëria e vërtetë psikologjike e vendosur nga narcisisti i çoroditur; ja se si t’i njohësh manipuluesit që do të ngarkojnë me ndjenjat e fajit që nuk ju takojnë.

Share: