Bëhet me shtëpi të re, “Taramelja” shpërthen në lot gëzimi, më duket si ëndërr

Kryesore Sociale

Prej kohësh në media një ndër temat më të diskutuara është vogëlushi Xheison Bafti. Alketa Vejsiu mori nismën dhe publikoi pamjet ku jetonte Xheison, ndërsa bëri thirrje për të ndihmuar të voglin.

Mirëpo, gjatë mbrëmjes së djeshme në finalen e emisionit ‘Në kurthin e Piter Panit’, Alketa ka zbuluar plot emocion surprizën që kishte përgatitur për vogëlushin.

Ajo me ndihmën e publikut ka siguruar shtëpinë e Xheisonit.

Të gjithë së bashku me tollumbace në duar kanë shkuar në banesën e re dhe Xheisoni mes lotësh është shprehur: ‘Më duket si ëndërr’.

Më pas në studio ka ardhur dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kontribuar për shtëpinë e re të të voglit.

Screenshot_19.pngScreenshot_20.png

Share: