Rezultatet e zgjedhjeve, cili do të jetë drejtimi që do të marrë BE

Aktualitet Politikë

Rezultatet në të gjithë 28 shtetet anëtare të BE do të kenë një ndikim vendimtar në drejtimin politik në Brukselit për pesë vitet e ardhshme…

 

Një aleancë e shpërndarë e partive pro-BE, ruajti terrenin në zgjedhjet evropiane të së dielës, pas një beteje me grupet anti-rrymë, që bënë që En Marche e Emmanuel Macronit të mposhtet ngushtë në Francë, shkruan Financial Times.

Teksa pjesëmarrja në votime ishte më e larta në 40 vitet e fundit, të dhënat paraprake të votimeve tregojnë një kthim në shumicën e fragmentuar pro-BE, ku partitë tradicionale të qendrës së mesme humbën vende nga rritja e të Gjelbërve dhe Liberalëve. Partitë euroskeptike dhe ato të ekstremit të djathtë arritën fitime modeste, por mbetën afërsisht në një të katërtën e deputetëve.

Rezultatet në të gjithë 28 shtetet anëtare të BE do të kenë një ndikim vendimtar në drejtimin politik në Brukselit për pesë vitet e ardhshme, duke përcaktuar qëndrimin parlamentar mbi çështjet e ndjeshme si taksat e gjelbra dhe marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë. Ata gjithashtu do të ndikojnë shumë në garën për vendet e punës.

Nëse rezultatet do të konfirmohen, kjo do të çonte në fundin e shumicës të qendrës së majtë dhe të djathtë, që kanë mbizotëruar në parlament që nga 1979, duke i hapur rrugë një blloku më të ndarë pro-BE, që do të përfshijë deri në katër parti.

Euroskeptikët e djathtë gjithashtu u duke se arritën disa fitore të rëndësishme, veçanërisht në Francë dhe Itali, por pa arritur shifra të rëndësishme që do të mund të bënin diferencën në dhomën kryesore legjislative të BE.

Euroskeptikët, partitë anti-rrymë dhe partite e ekstremit të djathtë pritet që të kryesojnë zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Poloni dhe Hungari. Partia e Brexit e Nigel Farage pritet të jetë partia më emadhe e vetme kombëtare në parlament, potencialisht duke mundur Bashkimin Kristian Demokratik të Angela Merkel dhe Ligën e Djathtë të Matteo Salvinit.

Më e dukshme ishte që, Marine Le Pen e Garës Kombëtare shënoi një fitore të ngushtë ndaj partisë së presidentit francez Macron, çka ishte një test i rëndësishëm për autoritetin e presidentit francez. Partia e z. Macron mori 22.5% të votive, duke mbetur pas grupit të djathtë të Le Pen, me një pikë.

Koalicioni i madh i majtë i Gjermanisë u përball me një goditje potencialisht të rëndësishme, me vlerësimet që tregojnë se të Gjelbërit kishin një përparim historik, duke marrë 20.7 për qind të votive, duke kaluar në vend të tretë social demokratët.

Carsten Schneider, kryetari i socialdemokratëve gjermanë, tha se ishte një “rezultat i hidhur, një humbje për ne”. Ai pranoi se shumë votues kishin kaluar tek të Gjelbrit. “Unë mendoj se çështja kryesore është ndryshimi i klimës dhe ne nuk kemi pasur sukses në vendosjen e kësaj në front dhe qendër, së bashku me çështjet e mëdha sociale”.

Me votat që po kalojnë te partitë e vogla, rezultatet paraprake sugjerojnë se Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë do të mbajë mbi 180 vende në parlamentin e BE, nga 221 në 2014, ndërsa grupi Socialist do të bjerë nga 191 në 152 vende.

Partitë tradicionale qendrore pro BE humbën terren ndaj Liberalëve, të cilët pritet të rriten nga 67 në më shumë se 100 vende, ndërsa të Gjelbrit u rritën nga 50 në 67, të nxitura nga performanca e tyre në Gjermani.

Ndërsa EPP mbetet grupi më i madh në parlament, zvogëlimi i saj mund të dëmtojë Manfred Weber, kandidati kryesor i tij, në pretendimin për zgjedhjet presidenciale të Komisionit Evropian.

Duke folur pas votimit, Z. Weber argumentoi se partitë pro-BE ishin “duke u përballur me një qendër që po reduktohej ” dhe kanë nevojë të rrinë së bashku si një koalicion i udhëhequr nga kandidati Spitzen, i cili bëri fushatë gjatë zgjedhjeve.

Udhëheqësit e tjerë të grupeve u treguan të shpejtë për të theksuar nevojën për të krijuar një aleancë më të gjerë që thyen pozicionin dominues të EPP në Bruksel. Margrethe Vestager, komisioneri i konkurrencës i BE dhe kandidati zgjedhor liberal, tha se votuesit kishin “thyer monopolin” e pushtetit brenda BE.

Philippe Lamberts, kreu i grupit të gjelbër, tha: “Për të bërë një shumicë të qëndrueshme në këtë parlament, të Gjelbrit tani janë të domosdoshëm”.

Partitë EPP qenë në vendin e parë në Gjermani, por CDU e Merkel siguroi 28 përqind, shtatë pikë më poshtë se në votimin e 2014.

Sebastian Kurz i Austrisë tha se ishte “i pagojë” pas një fitore dërrmuese, duke siguruar një të tretën e votave pavarësisht nga një skandal korrupsioni që ka prekur qeverinë e tij të koalicionit me partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë.

 

Share: