Mbesa e Musine Kokalarit zgjidhet eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian

Aktualitet Politikë

Arba Kokalari është zgjedhur eurodeputetja e parë shqiptare ne PE. Emri i saj doli fitues nga votimet e djeshme, ku ajo u zgjodh nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian.

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka quajtur kete nje moment historik, teksa me nje shenim ne faqen e tij ne FB, shpreh urimet per Arben, fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës se PD në Partinë Popullore Europiane!

arba1

 

Mesazhi i Bashes 

Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!
Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!
Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!
Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!????✌️ #ShqipëriaSiEuropa

Share: