RENEA dhe GDF-ja italiane, operacion antidrogë në Vlorë, 6 në pranga

Aktualitet Kronikë Kryesore

Një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane po zhvillohet në Vlorë.

Operacioni antidrogë ka nisur herët në mëngjes. Në orën 7:00 kanë mbërritur forcat RENEA, një aksion që po zhvillohet edhe në Itali.

Në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj.

Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.

Share: