Ka një sërë gjërash që mund të mësoni për veten tuaj nga veprimet ose gjuha e trupit. Me siguri juve ju pëlqejnë testet e ndryshme të personalitetit, pasi mësoni gjëra për veten, por edhe e kaloni kohën duke lexuar diçka interesante që mbase nuk e dinit për karakterin tuaj.
Është kaq i thjeshtë testi kësaj radhe. Ajo çfarë duhet të bëni është të na tregoni se cilin veprim do të bënit të parin në këtë situatë?
Rezultati zbulon më shumë për personalitetin tuaj:
Do të fikja sobën
Nëse keni zgjedhur të fikni sobën, kjo nënkupton se jeni një person që merrni vendime shpejt dhe pa dyshime. Asgjë nuk mund t’ju ndalojë t’i arrini qëllimet tuaja. Juve monotonia ju mërzit shpejt. Ju kujdeseni për sigurinë tuaj dhe nuk ju pëlqejnë surprizat.
Do të përgjigjesha në telefon
Përgjigjja ndaj telefonit mund të nënkuptojë që ju jeni një person i fokusuar dhe diplomatik. Ju e keni të vështirë t’i pranoni gabimet e të tjerëve. Mund të përshkruheni si një person i biznesit i cili është në gjendje të bëjë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Ju mund të komunikoni lehtë me njerëzit. Ju pëlqen të bëni njohje të dobishme dhe ju gëzon fakti që jeni në qendër të vëmendjes.
Do të qetësoja bebin
Nëse do të përpiqeni të qetësoni fëmijën, jeni një person i qetë dhe i shkathët. Ju pëlqen të ndihmoni njerëzit e tjerë dhe jeni gati të sakrifikoni veten për të mirën e të tjerëve. Ju jeni një person familjar dhe vlerësoni marrëdhëniet njerëzore.
Do të ndaloja qenin
Nëse do të vendosnit të hiqnit qenin nga divani, kjo gjë tregon se nuk mund të qëndroni në rrëmujë. Për ju është e rëndësishme që të mbani çdo gjë në kontroll. Ju nuk do të qetësoheni derisa gjithçka të jetë ashtu siç dëshironi.
Ju i kushtoni më shumë vëmendje gjërave materiale dhe pozitës sociale. Keni frikë nga vetmia dhe është e rëndësishme që dikush të jetë gjithmonë pranë jush. Për ju, një mbrëmje e qetë komode me familjen është më tërheqëse sesa një ‘party’ e zhurmshme në një bar.
Cilin veprim do të bënit ju?