Mbrëtëresha Elisabeth ka thyer internetin pas postimit të saj të parë në Instagram. Mbretëresha po vizitonte Muzeun e Shkencave kur zbuloi një letër nga Arkivat Mbretërore. I drejtohej stër-stër-gjyshit Princit Albert dhe datonte në vitin 1843.
Letra është nga Charles Babbage i cili është cilësuar si pioneri i parë i kompjuterëve. Madhëria e saj më pas surprizën e ndau në Instagram, me postimin e saj të parë.
“Sot vizitova Muzeun e Shkencave ku zbulova edhe një letër nga Arkivat Mbretërore, i shkruar në 1843 drejtuar stër-stër-gjyshit Prince Albert. Në letër, Babbage i drejtohej Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert për krijimin e tij “Motori analitik”, i pasuar me programin e parë kompjuterik i krijuar nga Ada Lovelace, vajza e Lord Byron. Sot, pata mundësinë të mësoja rreth iniciativave të kodimit të kompjuterëve nga fëmijët dhe si duket më përshtatet mua që ta publikoj këtë postim në Instagram”, shkruante mbretëresha.