Jonida komenton “lajmet e çuditshme nga Tirana”: Unë bëra dje atë për të cilën marrë frymë

Kulturë Shkencë & jetë

Jonida Maliqi dërgoi Shqipërinë në finalen e festivalit europian. Për disa momente të gjithë harruan kritikat e mëparshme  dhe iu gëzuan lajmit të mirë e performancës së këngëtares në skenën e madhe europiane.

 

Jonidës iu deshën pak orë që të ndante me publikut emocionet e mëdha të kësaj eksperience. “Unë bëra dje atë për të cilën marrë frymë, për të cilën edhe erdha në këtë skenë: Këndova! Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqipërisë, akoma më shumë kur dëgjova: Albania! Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjës!”, shprehet Maliqi, ndërsa nuk lë pa përmendur, edhe pse shkarazi, komentet e shumta që qarkulluan në rrjetet sociale të shqiptarëve.  “Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugëtim, edhe kur dëgjoja në kor fansat europianë që këndonin shqip #Kthejutokës, edhe kur më nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet”,shprehet ajo.

“Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbët rikthen gjithmonë në tokë! Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugëtim, edhe kur dëgjoja në kor fansat europianë që këndonin shqip #Kthejutokës, edhe kur më nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet! Unë bëra dje atë për të cilën marrë frymë, për të cilën edhe erdha në këtë skenë: Këndova! Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqipërisë, akoma më shumë kur dëgjova: Albania! Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjës! Jemi në finale, por tashmë unë mendoj se kemi fituar, jo vetëm me kualifikimin, por edhe me njëri-tjetrin! U bëmë bashkë si kurrë më parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohëse! Ju dua shumë, shihemi në finale”,-ka shkruar Jonida në Instagram.

Share: