Lulzim Basha mbledh Kryesinë, diskutime për ecurinë e mëtejshme të protestave

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryetari i PD ka mbledhur pasditen e së mërkurës kryesinë e partisë së tij.

Mbledhja në fjalë vjen pas takimit me aleatët, ku u vendos të vijojnë bisedimet me ndërkombëtarët.

Sipas opozitës joparlamnetare, pavarësisht apeleve nga ambasadorët, fjala i mbetet protestave.

PD nuk heq dorë nga kushti i saj për largimin e Edi Ramës si kryeministër ndërsa ky i fundit këmbëngul për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë pritet të merren vendime për aksionin e partive jashtëparlamentare ndërsa në përfundim pritet një deklaratë nga Basha.

Share: