Rrjeti social “Instagram” duket se është shqetësuar nga teoritë e konspiracionit mbi vaksinimin.
Për këtë arsye, ky rrjet social ka vendosur që të ndërmarrë hapa të rinj për të parandaluar keqinformimin rreth kësaj teme, e cila gjithmonë e më shumë po përhapet.
Me pak fjalë, hashtag-e të tilla nuk do të gjejnë më vend te përdoruesit, pasi rrjeti social do t’i bllokojë menjëherë.
“Instagram” ka zgjeruar fushën e veprimit menjëherë pasi CNN zbuloi se hashtag-u #vaksinavret ishte duke u përdorur masivisht. Dezinformimi është identifikuar nga grupet e përfshira në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Si pjesë e kësaj lëvizje, çdo informacion dezinformimi për sa i përket vaksinave nuk do të shfaqet në asnjë faqe kërkimi. Përdoruesit nuk do të do të lejohen të shprehin pikëpamjet e tyre kundër vaksinimit.
Ndërkohë kujtojmë se një muaj më parë këtë veprim e ka ndërmarrë edhe Facebook, duke ndaluar rreptësisht përdorimin e termave kundër vaksinimit.